TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shtator 2024, 18:58

Basha mbetet rrugëve, pas largimit nga delegacionet i ndryshojnë edhe karrigen në Kuvend!

Shkruar nga Pamfleti

Basha mbetet rrugëve, pas largimit nga delegacionet i ndryshojnë edhe

Nisja e sesioni të ri parlamentar ka sjellë disa ndryshime në radhët e PD-së. Përveç ndryshimeve të deputetëve në delegacionet e përhershme ndërkombëtare, ka pasur lëvizje dhe brenda sallës së Kuvendit.

Kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka vendosur të ndryshojë vendet e deputetëve të opozitës. Lulzim Basha është spostuar në fund të sallës dhe në vendin kur dikur ulej ish kryetari i PD-së, dhe në vend të tij është caktuar Bledjon Nallbani.

Gjithashtu është vendosur që Lulzim Basha të mos jetë më në delegacionin e Këshillit të Evropës. Ai do të zëvendësohet nga Albana Vokshi.

Basha është hequr edhe nga pozicioni si reporter për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës.

Lini një Përgjigje