TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Prill 2024, 12:21

Mazhoranca bojkotoi Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, reagon Vokshi: Duan të ngushtojnë kohën e hetimit

Shkruar nga Pamfleti

Mazhoranca bojkotoi Komisionin Hetimor për Shëndetësinë,

Edhe një herë mbledhja e komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi ka dështuar për shkak të bojkotit të mazhorancës. Kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi, e quan arrogante bojkotin që deputetet e PS i bëjnë Komisionit.

Në një konferencë për mediat, Vokshi dhe deputetët e tjerë të PD denoncuan shkeljet që sipas tyre janë bërë që në mbledhjen e parë të komisionit.

Sipas Vokshit, çdo ditë që kalon ngushton kohën e hetimit parlamentar.

“Deputetet e mazhorancës në mënyrë arrogante bojkotuan punimet e këtij komisioni. Sot punuan me ekspertët ligjorë për të pasqyruar ecurinë e punës së komisionit si dhe shkeljet nga ana e mazhorancës.  Çdo ditë që kalon ngushton kohën e hetimit parlamentar.

Mbledhja e parë është bërë më 25 mars. Mazhoranca nxori 100 pretendime dhe në vend që të mbahej mbledhja e radhës ato e vonuan 10 ditë. Mbledhja e dytë më 2 prill, mbledhja e tretë u thirr të nesërmen dhe këtë fat kanë pasur mbledhja e 4, e 5 dhe mbledhja e sotme më 12 prill. Të katërta të bojkotuara nga ana e mazhorancës.

Që në mbledhjen e parë filloi shkelja e deputetëve të mazhoranca që donin që mos mbahej mbledhja me pretendimin se vendimi i miratuar në seancë nuk kishte një numër. Pavarësisht se 95 deputetë kishin votuar, atë kërkuan mbylljen e mbledhjes”, tha Albana Vokshi.

albana vokshi

Lini një Përgjigje