
Prokurorët e SPAK kanë marrë pjesë në një seminar të organizuar nga Zyra e SHBA për Zhvillimin, Asistencën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë shtetit. Me këtë rast ka ardhur edhe një reagim i ambasadës së SHBA në Tiranë që shpreh edhe një herë mbështetjen për ekipin e SPAK.
SHBA nëpërmjet këtij angazhimi përforcojnë mbështetjen e qëndrueshëm për një sistem drejtësie që shqiptarët duan dhe e meritojnë.
“Prokurorët e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) morën pjesë së fundmi në një seminar të organizuar nga Zyra e SHBA për Zhvillimin, Asistencën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë shtetit (OPDAT). Ekipi i SPAK diskutoi arritjet dhe strategjitë e tyre për të përmirësuar punën ekipore, për të përmirësuar përpjekjet e tyre dhe për të rritur rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne jemi krenarë që mbështesim angazhimin e SPAK për integritet dhe drejtësi. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah institucioneve të drejtësisë së Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe mosndëshkimit, duke përforcuar angazhimin tonë të qëndrueshëm për një sistem drejtësie që shqiptarët duan dhe e meritojnë”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.
Lini një Përgjigje