
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, i është përgjigjur kreut të SPAK, Altin Dumani në lidhje me shqetësimin e ngritur nga ky i fundit për institucionet që nuk kallëzojnë krimet.
Çuçi tha se është shpejt që një institucion që ka 3 vite të bëjë një analizë statistikore.
“Është shpejt për një institucion që ka tre vite të bëj një analizë statistikore dhe duhet një bazë më e gjerë. Ky nuk është se ka qenë një shqetësim i drejtpërdrejtë. Ka pasur një shqetësim në raportin analitik të SPAK që lidhet me garantimin solid te hetimeve provokative”, tha Çuçi.
Më herët kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ne fjalën e tij në Komisionin e Integrimit, nënvizoi një sërë problematikash me të cilat po haset SPAK.
Dumani nënvizoi sërish rënien e referimeve nga institucionet publike, përveç policisë së shtetit.
“Problematikë tjetër rënie e referimeve nga institucionet publike, ku ka rënë me 40%, këtu përjashtohet policia e Shtetit. Po vlerësojmë shtimin e numrit të anëtarëve të BKH-së”, tha Dumani.
Kreu i SPAK teksa raportoi në KLP më 4 prill lidhur me aktivitetin e Prokurorisë së Posaçme për vitin 2023 ka bërë me dije se në krahasim me vitin 2022, këtë vit ka pasur ulje me 40% të referimeve për korrupsion nga institucionet publike.
Dumani ngriti shqetësimin se institucionet shtetërore nuk po bashkëpunojnë me SPAK për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Në lidhje me hetimin e krimit të organizuar SPKA ka ndjekur strategjinë e hetimit shterrues duke synuar shkatërrimin përfundimtar të tyre. Duhet nënvizuar se bashkëpunimi i institucioneve publike në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar është shqetësues.
Nisur nga numri i referimit të veprave penale nga institucionet publike, duke përjashtuar policinë e shtetit ky numër është mjaft i ulët për vitin 2023 me vetëm 12 raste të referuara.
Referimi nga këto institucione ka një tendecë të fortë rënie, që shkon deri në 40% krahasuar me vitin 2022. SPAK ka mbajtur të njëjtën qasje në 3 vitet e fundit", tha Dumani.
Dumani vuri në dukje rritjen e procedimeve penale nga SPAK kundër korrupsionit por duket që SPAK në këtë betejë po lihet vetën nga institucionet e tjera shtetërore me përjashtim të policisë së shtetit.
"Duhet nënvizuar se bashkëpunimi i institucioneve publike në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar është shqetësues. Nisur nga numri i referimit të veprave penale nga institucionet publike, duke përjashtuar policinë e shtetit ky numër është mjaft i ulët për vitin 2023 me vetëm 12 raste të referuara.
Referimi nga këto institucione ka një tendecë të fortë rënie, që shkon deri në 40% krahasuar me vitin 2022. SPAK ka mbajtur të njëjtën qasje në 3 vitet e fundit", tha ai.
Lini një Përgjigje