TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Prill 2024, 08:28

Dosja “Babale”, Ervin Salianji del sot në gjyq

Shkruar nga Pamfleti

Dosja “Babale”, Ervin Salianji del sot në gjyq

Sot në orën 10:00 është parashikuar të  mbahet seanca gjyqësore në ngarkim të deputetit të PD Ervin Salianji.

Salianji akuzohet për denoncimin publik ndaj qeverisë për lidhjet me trafikantë dhe për favorizimin që qeveria iu bënte duke i lehtësuar dhe bashkëpunuar në veprimtarinë e paligjshme.

Salianji bëri një seri denoncimesh madje dhe nga fushat me kanabis për lidhjet te ish-ministrit Tahiri me kanabizimin. Më pas Partia Demokratike dhe Ervin Salianji pretenduan se lidhjet me krimin mbaheshin nga vëllai i ish ministrit pasardhës Fatmir Xhafaj.

Në atë periudhë gazetari investigativ Jetmir Olldashi publikoi një tjetër video ku i ashtu quajturi “Babale” u paraqit si drejtues i skafit të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm.

Pas denoncimit të tij opozita dhe Salianji publikuan rastin, për këtë u hap një hetim penal me kallëzimin e Agron Xhafajt ku Salianji akuzohet për shpifje.

 

ervin salianji babale

Lini një Përgjigje