TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Prill 2024, 07:18

"U bëri presion punonjësve", gazetarja tregon si ndërhyri në sistemin TIMS Ervin Muça

Shkruar nga Pamfleti

"U bëri presion punonjësve", gazetarja tregon si

Gazetarja Glidona Daci, lidhur me marrjen e të dhënavë nga sistemi TIMS nga ish-drejtori i IT-së, Ervin Muça, tha se ai i ka bërë presion punonjësve. Ajo ka treguar të gjithë kronologjinë e ndërhyrjes në sitemin TIMS.

"Ervin Muça është drejtori i informacionit dhe teknologjisë. Ajo që është më interesante, është emëruar në 23 qershor 2023, dhe në 2-3 gusht ka tentuar nëpërmjet presionit dhe intimidimit të punonjësve, të bëjë backup të të dhënave, për të mbrojtur të dhënat sipas atij. Ai ka bërë presione dhe ka kërkuar hedhjen e të dhënave. Ka hasur në rezistencë dhe i ka thënë punonjësi nuk mund të hedhim të dhëna. Kur ka hasur në rezistencë, i ka kërkuar Ardit Muços, të japë dorëheqjen. Duhet theksuar që nuk kishte as certifikatë sigurie.

Pasi janë përplasur dhe ka patur debate, ka gjetur dy specialiste dhe ka dhënë urdhër të hyjnë në sistemin TIMS. Më pas zoti Muco, që kishte passëord-et kryesore, ka thënë nuk ti dorëzoj kodet, por sekretares sipas ligjit. Kur është larguar shefi i sektorit, ka nisur presioni te specialistet. Ai ka thënë “nëse nuk i bindet urdhëri, do të shkoni 200 metra më poshtë”, që është prokuroria.

Kur është bërë presioni, vjen email nga shefi i serverave, që thotë në mënyrë absolute nuk duhet të ndërhyni në sistem, pa urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Është ndërhyrë dhe është tentuar të merren të dhëna.

Ka hyrë edhe një IT i AKSHI-t më pas, Klodian Nazari. Pasi ka marrë kartën e njërës prej punonjësve, ka marrë dhe ka ngjitur lart Klodian Nazarin për të bërë kopjimin e të dhënave. Kanë punuar deri vonë.

Kur nuk kanë depërtuar dot në sistem dhe të marrin të gjithë sistemin, janë larguar. Kur ka vajtur email në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore, Rrumbullaku ka kërkuar informacion, kush ka ndërhyrë në sistem. Zoti Muca ka tentuar të fshijë kamerat e sigurisë, që të mos linte gjurmë. Kështu thuhet në dokumenta.

Janë gjetur gjashtë dosje, të cilat nuk specifikohen për shkak të sekretit. Sistemi TIMS është i lidhur dhe ndërvepron edhe me sisteme të tjera dhe del çdo informacion, përfshirë edhe sekrete shtetërore", tha Daci në emisionin Të Paekspozuarit.

tims ervin muca

Lini një Përgjigje