TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Prill 2024, 22:23

Bashkia e zhytur në korrupsion, por taksat rriten në stratosferë! Xama dhe Sejamini tregojnë si Veliaj shpenzon paratë e qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti

Bashkia e zhytur në korrupsion, por taksat rriten në stratosferë!

Bashkia e Tiranës ka rritur taksat në mënyrë të vazhdueshme gjatë mandateve të Erion Veliajt.

Ola Xama dhe Neritan Sejamini kanë shpjeguar se si janë rritur këto taksa dhe si shpenzohen paratë e qytetarëve.

Ola Xama: Bashkia merr 124 milionë euro, për vitin 2024. Këtë vit projektohet të merren 9 milionë euro më shumë.

Dy taksa kanë pësuar rritjen, taksa mbi ndikimin e infrastrukturës arsimore, dhe taksa e ndërtesës.

U rritën çmimet e referencës, taksa pësoi rritje. Për viti 2024, do të pëguajnë 18 milionë euro më shumë për taksën e ndërtesës. E kanë te fatura e ujit, ku për shumë familje mund të duket e ndarë dhe e ulët, por në total është 18 milionë euro.

Për bizneset është shumëfishuar. Cmimi i referencës ka qenë i ulkët, tashmë është rivlerësuar. Taksat që mblidhen nga biznesi për ndërtesën, janë tre herë më të lartë.

Neritan Sejamini: Bashkia vlerëson sa është metri katror i shtëpisë tënde, cdo lloj takes e paguan mbo këtë cmim.

Ti nuk e shet shtëpinë, por vjen qeveria dhe thotë u rrit vlera, pavarrësisht se ti nuk ke asnjë ndryshim, ke të njëjtën rrogë.

Kjo ndodh sepse qeveria është e paaftë të mbledhe të ardhrua, dhe herë pas herë rivlerëson vlerën e pronës. Familjet që mund të jenë të varfra por e kanë shtëpinë në mes të Tiranës, taksat e pronës rriten në mënyrë të ndjeshme.

Ne paguajmë, cdo familje, tarifë të vecantë që na tha do të jepni kontribut për të bërë shkolla, paguajmë cdo muaj. Ai mburret se ka bërë shkollat, por janë mbledhur rreth 60 milionë euro nga këto. Këtë taksë, tha brenda dy vitesh nuk do të ketë më shkolla me dy turne. Gjashtë vjet më pas nuk janë ndërtuar shkollat që premtoi. Se si janë përdorur këto fonde, është cshtje që duhet hetuar dhe audituar.

xama sejamini veliaj taksa bashkia

Lini një Përgjigje