
Analisti Armand Shkullaku, duke komentuar ndërhyrjen në sistemin TIMS, tha se shteti ka rënë pasi ky skandal me rrjedhjen e të dhënave është shumë i rëndë dhe nuk ndodh në asnjë vend demokratik.
I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në SYRI TV, Shkullaku tha se shteti ja ka dorëzuar çelësat partisë socialiste dhe ajo bën çfarë të dojë me të dhënat personale të shqiptarëve.
Sipas tij, të dhënat janë vjedhur për të fshehur udhëtimet e Ramës me eksponentë që ngjallin skandale.
"Për këtë rast kolegët kanë bërë një punë shumë të madhe duke e zbardhur të plotë këtë skandal. Skandaloze është sepse ky është rasti i dytë që vidhen të dhënat personale të shtetasve shqiptar ku në rastin e par ishte skandali me patronazhistët.
Këtu shteti ja ka dorëzuar të çelësat partisë socialiste dhe ajo bën çfarë të dojë me të dhënat personale të shqiptarëve. Këtu ka rënë shteti, me polici, ministri dhe kryeministri nuk kanë më asnjë funksion. Këtu shkon një person privat që vjen nga rruga dhe merr të dhënat dhe nuk dihet se ku shkojnë. Një vajzë shkon në bashki merr kodet e komisionit të prokurimit dhe ja jep një privati, futu ti elimino kriteret dhe shpall veten fituese.
Sot kemi një shtet që është kthyer në mafie duke marrë të dhënat vetë, lekët vetë dhe thonë që kështu duam ta bëjmë ne. Këto të dhëna janë marrë në radhë të parë për të kontrolluar nëse një nga eksponentët e lartë të rilindjes është e regjistruar në afera dhe skandale ose nëse Rama ka udhëtuar me Ramën dhe avionin e tij privat. Ndërsa tjetra është dhe si shantazh për njerëzit që nuk veprojnë sido Rama”, tha ai.
Lini një Përgjigje