TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Prill 2024, 21:53

"55 familje u shkatërruan", Ola Xama: 1 vit pas tërmetit tragjik, kompania e Veliajt nxorri banorët me forcë nga banesat për të ndërtuar pallate

Shkruar nga Pamfleti

"55 familje u shkatërruan", Ola Xama: 1 vit pas tërmetit

Gazetarja Ola Xama tha se një kompani e krijuar nga bashkia e drejtuar nga Veliaj 1 vit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ka nxjerrë forcërisht banorët në disa zona të Tiranës për të ndërtuar pallate.

Ajo tha se atyre u është shkatërruar jeta.

“Tirana DC” është në pronësi të bashkisë së Tiranës që u themelua një vit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, që kishte në statut edhe zhvillimi e sektorit imobiliar dhe zhvillimin e pronave të bashkisë. Në fillim ishte administrator Redi Molla dhe më pas Mariglen Qato.

Nga ajo që unë kam takuar në terren me banorët në Tiranë të cilëve u është shkatërruar jeta nga “Tirana DC” sepse nxirreshin forcërisht nga banesat e tyre te 5 Maji, Myslym Keta, Kombinatit, Astirit, te ish-Uzina Dinamo, ku është një pallat në gjendje shumë të mirë dhe 4 vite pas tërmetit bashkia mendon se është e rrezikshme të jetosh. Janë 55 familje dhe nuk u thuhet as se ku do të akomodohen më parë.

Rasti ekstrem ishte i një banoreje 84 vjeçe që u nxorr jashtë, ndërkohë që është ulur fondi i bonusit të qirasë dhe çdo javë ka protesta para bashkisë”, tha Xama në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

ola xama veliaj

Lini një Përgjigje