TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Prill 2024, 21:14

Tendera miliona € dhe prona të fshehura/ Ergys Verdho disponon 2 shtëpi dhe një dyqan, por jeton me qira

Shkruar nga Pamfleti

Tendera miliona € dhe prona të fshehura/ Ergys Verdho disponon 2

Ergys Verdho ka kryer disa gabime në kërkesa dhe kritere që kanë çuar edhe në ankimime të subjekteve. Janë akorduar 60 milionë lekë që të kryhet monitorimi në ajër për CO, CH4, O2, H2S. Matje e ndotjes akustike, matje e ndotjes së ujit, matje që në fakt janë një rutinë që duhet ta bëjë vetë Korporata Energjetikë (KESH). Teksa për këtë punë u përcaktuan 8 ditë dhe kryhet një herë në vit.

Afati për dorëzimin e ofertave dhe zhvillimin e tenderit të “analizimit të ajrit” ishte parashikuar 16-11-2023, por kjo nuk ndodhi për shkak se procesi u denoncuar në Komisionin e Prokurimeve Publike. Dy kompani kanë bërë ankesa veç e veç për këtë prokurim dhe të dyja konstatojnë abuzim dhe manipulim.

Më datë 21 nëntor 2023 është bërë denoncimi nga firma “Tenuis Laboratories” ose ish- Noval në pronësi të Petrit Mahos.

Ai shprehet se në pikën ku kërkohet monitorimi i gazrave në ajër, KESH ka vendosur kritere të pabazuara në ligj, madje disa prej pikave nuk qëndrojnë as duke i parë në logjikën e thjeshtë, dhe jo më nga shqyrtimi i një eksperti.

Kompania arsyeton se vendosja e kritereve për fushën e matjes është marrë ‘copy-paste’ nga Qendra e Monitorimit të Mjedisit dhe prandaj del në kundërshtim të plotë me procedurën dhe gjithë përmbajtjen e tenderit. Në përfundim subjekti kërkon që KESH të ketë të paktën 1 ekspert mjedisor në stafin e tij.

Denoncim për po këtë tender ka kryer edhe firma “ECCAT sh.p.k”, në pronësi të Luan Ballabanit dhe Indrit Daja. Në ankesën e dorëzuar përfaqësuesi i firmës shprehet se KESH ka vendosur kritere diskriminuese që as nuk përputhen me objektivin e tenderit dhe shkelin ligjin.

Sipas kompanisë, drejtori Ergys Verdho kërkon certifikime dhe vërtetime që janë jashtë kuadrit ligjor dhe hidhen dyshime që as vetë stafi i KESH që harton tenderët nuk i ka parë se çfarë kriteresh ka vendosur.

KPP ka dal në vendime se Autoriteti Kontraktor duhej të anulonte procedurën e mësipërme të prokurimit dhe me rihapjen e procedurës të ketë parasysh konstatimet.

“Sa më lart pretendimi i operatorit ekonomik ankimues qëndron”, Ka sqaruar Komisioni i Prokurimeve Publike.

Ku jeton Ergys Verdho dhe çfarë është fshehur në deklaratën e pasurisë?

Edhe pse zyrtarët e lartë asnjëherë nuk e kanë deklaruar pasurinë reale në deklaratat e dorëzuara në Inspektoratin e Larte i Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI). Sërish, ky dokument është një bazë mjaft e rëndësishme, për të investiguar rreth pasurive të fshehura të çdo zyrtari.

Në deklaratën fillestare të Ergys Verdho që daton në vitin 2018 përshkruan një apartament të cilin ia ka dhuruar i vëllai në 2012 dhe e ka shitur në vitin 2015.

Gjithashtu ka deklaruar një apartament në Vlorë në vlerë 54 mijë euro.

Më tej në ILDKPKI, Ergys Verdho ka përfshirë edhe një dyqan, gjithashtu të dhuruar nga i vëllai në vitin 2012.

Pra sipas deklaratës së pasurisë në Tiranë, Ergys Verdho jeton me qira dhe nuk ka banesë në emër të tij. Por gazetarët investigativ të emisionit Vetting kanë zbuluar një banesë që figuron në emër të Ergys Verdho e cila nuk është e deklaruar në ILDKPKI të paktën në këto vite 2018, 2019, 2020.

Në faturën ekskluzive që Vetting disponon drejtori ka në emër të tij kontratën e lidhur nga OSHE rrjedhimisht ngre dyshime të forta se Ergys Verdho këtë shtëpi nuk e ka deklaruar dhe me enigëmë mbetet burimi i të ardhurave që mund të jetë blerë kjo banesë. Një tjetër detaj i rëndësishëm bije në sy në këtë fatur energjetike, pasi Verdho paguan një fatur që nuk përputhet fuqia e instaluar me automatin e banesës, pasi ai praktikisht po paguan si abonent, por që duhet të paguaj më shumë kjo sipas ekspertëve përbën anomali.

Sipas ekspertit të energjetikës Azmer Duleviç: “Mesa shoh kjo është një faturë familjare kapaciteti 25 amper, por në faturën tjetër që po shoh shikoj që fuqia e instaluar është 9 KË gjë që nuk përkon pra nga ana teknike kush do qoftë ky abonent.

Paguan me çmimin sa paguan një familjare. Por me ketë fuqi 9 kW nuk duhet të kishte rrjet 1 fazor, por duhet 3 fazor. Mua nuk më përputhet fuqia e instaluar me automatit. Unë mendoj se fizikisht nuk do jetë ky automat rryma nuk del kaq rryma del më e madhe. Me këtë automat paguhet më lirë.”

Përballë kësaj panorame qëndron Shqipëria tjetër. Borxhet për faturat e energjisë elektrike kanë shkaktuar tragjedi në Lezhë, ku babai i katër fëmijëve vrau vetën se nuk kishte para të paguante dritat. Apo rasti i 66 vjeçares nga Fieri që u gjend e ngrirë nga të ftohtët se i kishin prerë dritat. Përballë dramave sociale, tenderat janë një pikë e nxehtë në institucione. /EMISIONI VETTING NË NEWS24

Lini një Përgjigje