
Analisti Ben Andoni debatin kryesor në seancën e sotme parlamentare për mandatin e deputetes së Olta Xhaçkës, e komenton me fjalët se kur çdo individ kur është kaq i bindur që gjithë procedurat janë në rregull, vullnetarisht kërkon që t’i hiqet mandati dhe t’i lihet drejtësisë që të veprojë.
Duke folur për edicionin e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se në momentin kur nuk do të përballesh krijon ngërçe të tilla në parlament.
“Kauza e zonjës Xhaçka nuk mund të jepet nga Partia Socialiste, pasi është goditje jashtëzakonisht e madhe.
Zotit Ahmetaj iu dha goditja se filloi ti bënte karshillëk qeverisjes socialiste, ndërsa Xhaçka jo vetëm është e bindur. Lëshimi i Xhaçkës është goditje e madhe për Partinë Socialiste. Në parlamentin tonë diskutohet për mandatin e një deputeteje që nuk do të përballet me drejtësinë. Si mund të ndihet një qytetar i thjeshtë kur drejtësinë nuk e përballin zyrtarët që bëjnë ligjet. Nëse je kaq i sigurtë dhe i drejtë, atëherë përballu me drejtësinë, çfarë problemi ka. Përballja me drejtësinë shpëton dhe kolegët e tu dhe u jep kreditë socialistëve në kauzën e tyre. Publiku shqiptar nuk po do të orientohet më nga vonesa e gjykimeve nga SPAK në GJKKO dhe hapen kauza njëra pas tjetrës, pafund”, tha ai.
Sa i takon protestës së opozitës para bashkisë Tiranë dhe paralajmërimin për mosbindje civile, Andoni shtoi se nuk beson se protestat do e detyrojnë Erion Veliajn që të japë dorëheqje.
Sipas tij, opozita deri tani e ka lënë topin te drejtësia dhe se drejtësia duhet të arrijë të kuptojë që ka një përgjegjësi të jashtëzakonshme në vend.
“Duhet të jetë më e shpejtë me gjithë procesin që ka ndodhur me gjithë procesin e dosjes së drejtorëve, e cila për mua është një nga skandalet më të mëdha që s’mund të fshihet askush. Opozita po e shfrytëzon mirë për interesat e saj. Nëse në Shqipëri krijohen precedentë të tillë korrupsioni, krijohen precedentë si e si të fitosh më shumë, në një prej vendeve më të varfra në Europë, është më tepër se krim. Besoj se protesta e opozitës do vazhdojë, si mënyra më e mirë e opozitës për tu shprehur.
Unë uroj që opozita të shkojë sa më thellë në akuzat e saj. Se nëse nuk do ishin akuzat e tyre nuk do kishim përballjen me drejtësinë të drejtorëve të bashkisë.
Është një risk shumë i madh që mori zoti Rama me mbrojtjen e Veliajt, besoj se mandati i tij po korruptohet jashtëzakonisht me të tilla qëndrime.
Ne jemi një pushtet kryeministror dhe kryeministrit i duhet të mbledhë sukseset e institucioneve që ta ketë si aset për të kërkuar mandatit tjetër.
Se mandati i Ramës përkthehet në benefite dhe poste të njerëzve pranë tij. Është humbje kreditesh shumë të mëdha në momentin që i del për zot një momenti të tillë.
Ne kemi parë në demokracitë më të përparuara se përgjegjësia është shumë institucionale, por nëse njerëzit e institucionit bëjnë korrupsion, përgjegjësia morale është e jotja dhe këtë socialistët e kanë harruar.
Rama po sakrifikon kreditet e veta, pasi me fuqinë që ka Veliaj e ndihmon në qarkun më të vështirë që ka vendi, Tirana”, tha Andoni.
Sakrifica do të duket në vitin 2025 ia ka vlejtur ose jo.
Lini një Përgjigje