
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), ka ndërhyrë pas tensioneve para Bashkisë së Tiranë, pasi protesta mori përmasa më përshkallëzuese, ku qytetarët hodhën molotov, duke shkaktuar zjarr në hyrje të institucionit.
Këshilltarët e opozitës kanë tentuar që të hyjnë në godinën e Bashkisë Tiranë, aty ku po mbahet edhe protesta e thirrur në lidhje dosjen 5D.
Ata kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë duke u konfrontuar fizikisht, por janë ndaluar nga efektivët.
Breshëri shashkash dhe molotov u hodhën sot nga protestuesit e opozitës në Bashkinë e Tiranës. Këto shpërthime kanë tronditur policinë e cila ishte gardh para hyrjes së godinës.
Protesta e sotme u thirr pas hetimeve që SPAK ka nisur për dosjen “5D”, për të cilën janë arrestuar edhe disa drejtorë të bashkisë.
Lini një Përgjigje