TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Prill 2024, 12:11

Tensionet para Bashkisë së Tiranës, bombat molotov trondisin policinë (Pamjet)

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet para Bashkisë së Tiranës, bombat molotov trondisin

Breshëri shashkash dhe molotov janë hedhur sot nga protestuesit e opozitës në Bashkinë e Tiranës.

Këto shpërthime kanë tronditur policinë e cila ishte gardh para hyrjes së godinës.

Protesta e sotme është thirrur pas hetimeve që SPAK ka nisur për dosjen “5D”, për të cilën janë arrestuar edhe disa drejtorë të bashkisë.

Në shenjë revolte, qytetarët kanë hedhur mollë dhe tymuese në drejtim të godinës, ndërsa pjesë e protestës janë bërë edhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi dhe Belind Këlliçi.

Kjo është protesta e dytë që po mbahet për të njëjtën çështje.

Ndërkohë që policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e tubimit, me masa të shtuara duke pasur parasysh që po vijon seanca në Kuvend dhe afërsinë që dy godinat kanë me njëra-tjetrën.

Tensionet para Bashkisë së Tiranës, bombat molotov trondisinTensionet para Bashkisë së Tiranës, bombat molotov trondisinTensionet para Bashkisë së Tiranës, bombat molotov trondisinTensionet para Bashkisë së Tiranës, bombat molotov trondisinTensionet para Bashkisë së Tiranës, bombat molotov trondisinTensionet para Bashkisë së Tiranës, bombat molotov trondisin

 

Lini një Përgjigje