TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Prill 2024, 10:26

Mbetën të bllokuara tek “Syri i Ciklopit”, shpëtohen 2 turistet gjermane

Shkruar nga Pamfleti

Mbetën të bllokuara tek “Syri i Ciklopit”, shpëtohen

Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, janë shpëtuar 2 turiste gjermane të cilat kishin mbetur të bllokuara në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit” në Krrabë për shkak të terrenit të vështirë malor dhe errësirës.

Operacioni i kërkim-shpëtimit, gjatë mbrëmjes së djeshme deri pas mesnatës, u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe grupi alpin i Forcës Kombëtare të Sigurisë, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Alpinizmit.

Mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit se 2 turiste gjermane kishin mbetur të bllokuara në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit”, për shkak të terrenit të veshtirë malor dhe mungesës së orientimit në errësirë, është organizuar menjëherë puna për gjetjen e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe grupi alpin i Forcës Kombëtare të Sigurisë, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Alpinizmit, pas gati 5 orësh kërkime, deri pas mesnatës, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 2 turisteve gjermane, 28 vjeçe dhe 31 vjeçe, të cilat janë në gjendje të mirë shëndetësore.

syri i ciklopit

Lini një Përgjigje