TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Prill 2024, 10:01

Kuvendi “blindohet” pas thirrjes së opozitës për protestë, autobotë vendosen në hyrje të Parlamentit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kuvendi “blindohet” pas thirrjes së opozitës për

Kuvendi është “blinduar”  ditën e sotme pas paralajmërimit për protestë nga opozita.

Protresta do të zhvillohet për dosjen 5D ku drejtorë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë u arrestuan për korrupsion. 

Autobotë dhe qen policie janë vendosur në hyrje të Parlamentit në rast se protestuesit do të zhvendosen pranë godinës së Kuvendit.

Protesta para bashkisë së Tiranës do të mbahet në orën 11:00, ndërkohë që Kuvendi ndodhet në seancë plenare.

Kuvendi do të dalë ditën e sotme me një vendim mbi çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka, nëse do dërgohet apo jo për verifikim në Gjykatën Kushtetuese. Kjo pikë e rendit të ditës pritet të sjellë debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës.

Partia Socialiste ende nuk e ka bërë publik qëndrimin që do mbajë mbi mandatin e Xhaçkës, duke qenë se në Konferencën e Kryetarëve nuk u dol me një vendim.

Nga ana tjetër, deri më tani në Kuvend është depozituar vetëm raporti i opozitës, përmes së cilit kërkohet që mandati i Xhaçkës të dërgohet në Kushtetuese për verifikim. PS deklaroi se do të përgatisë një raport deri të mërkurën, që pritet të prezantohet sot.

Lini një Përgjigje