TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Prill 2024, 11:27

Sulmohet me mollë dhe tymuese Bashkia e Tiranës, opozita me në krye Argitën nisen të rrëzojnë Veliajn

Shkruar nga Pamfleti
Sulmohet me mollë dhe tymuese Bashkia e Tiranës, opozita me në
Argita, vajza e Sali Berishës në protestën para bashkisë Tiranë

Pjesë e protestës edhe këtë radhë është vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi.

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Bashkisë Tiranë, për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga opozita, në lidhje me dosjen 5D.

Kjo është protesta e dytë që po mbahet për të njëjtën çështje. Protestuesit kanë ndezur tymuese dhe po thërrasin: O hajdut, o hajdut!

Të pranishëm janë edhe politikanë të opozitës, që kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën qytetare.

Pjesë e saj edhe këtë radhë është vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi.

Policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e tubimit, me masa të shtuara duke pasur parasysh që po vijon seanca në Kuvend dhe afërsinë që dy godinat kanë me njëra-tjetrën.

Sulmohet me mollë dhe tymuese Bashkia e Tiranës, opozita me nëSulmohet me mollë dhe tymuese Bashkia e Tiranës, opozita me nëSulmohet me mollë dhe tymuese Bashkia e Tiranës, opozita me në

 

Lini një Përgjigje