
Situata para bashkisë së Tiranës është tensionuar, pasi protestuesit kanë hedhur molotov.
Kaos para Bashkisë Tiranë. Protestuesit janë përplasur me policinë dhe kanë hedhur molotov drejt godinës.
Qytetarët po ashtu kanë tentuar të thyejnë edhe gardhin metalik.



Kjo është protesta e dytë pas asaj të 5 prillit të thirrur pas arrestimit me urdhër të SPAK të disa ish-drejtorëve të kësaj bashkie për dosjen 5D.
Në protestën e sotme morën pjesë qytetarë dhe përfaqësues të opozitës.
Pjesë e protestës sërish është edhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, por edhe deputetë të PD-së dhe Grupit të Rithemelimit në PD.
Protestuesit kanë qëlluar në drejtim të bashkisë me mollë dhe tymuese, ndërsa këshilltarët e opozitës po tentojnë të futen në bashki, pasi kërkojnë të marrin informacion në lidhje me kërkesën e tyre për të mbledhur këshillin bashkiak për çështjen e drejtorëve të arrestuar.
Lini një Përgjigje