
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Jamarbër Malltezit, i cili ishte bërë për të kundërshtuar sekuestrimin e kompjuterëve dhe celularëve!
Pas sekuestrove të pasurive që kanë në fuqi, Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin mbi bashkëankimin e depozituar bashkë me studion “Pustina” ku SPAK ka sekuestruar dokumentacione në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Më parë, Malltetzi ka bërë kërkesë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për kthimin e celularit, kompjuterit dhe sendeve të tjera të sekuestruara nga SPAK, por i është refuzuar.
Kujtojmë se përveç, kompjuterëve, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha i janë sekuestruar asete pasurore, mes tyre llogari bankare, vilë, apartamente, por edhe aksione të shoqërive që janë nën hetim për dosjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”. Në total nën sekuestro janë vendosur 25 pasuri, prona të paluajtshme si edhe 6 llogari bankare.
Gjithashtu, vlen të theksohet se ndaj Malltezit, rëndojnë akuzat e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhen me privatizimin e ish-klubit Sportiv “Partizani”.
Lini një Përgjigje