
Analisti, Mentor Kikia foli për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës, teksa tha se asnjë opozitë nuk do e linte pa e shfrytëzuar këtë çështje.
Më tej, Kikia foli edhe për aksionin opozitar në lidhje me bashkinë e Tiranës pas arrestimit të disa ish drejtuesve të lartë, ku theksoi që opozita është rikthyer në jetën e rregullt parlamentare.
"Opozita është duke bërë atë që do duhej të bënte normalisht çdo opozitë. Ajo që bie në sy, është fakti që prej 5 muajsh opozita ishte mbyllur në atë aksionin e saj parlamentar atipik duke mos marrë pjesë në seancë, por duke ngritur një axhendë me qëllim bllokimin e parlamentit dhe ishte shkëputur tërësisht nga aktiviteti në terren.
Rikthimi i opozitës në jetën e rregullt parlamentare pas atij ribashkimi mes dy grupeve të Berishës dhe Bardhit, çoi edhe në ngritjen e një axhende jashtë parlamentare me takimet që po zhvillohen nga opozita në terren.
Prej një jave është edhe aksioni opozitar që ka në epiqendër bashkinë e Tiranës, pas arrestimit të disa ish drejtuesve të bashkisë.
PD pas një bojkoti 5 mujor, tashmë grupi parlamentar i pjesës më të madhe të opozitës është tashmë në një normalitet të jetës politike. Asnjë opozitë nuk do e linte pa e shfrytëzuar këtë, një ish minister dhe një deputete bashkëshorti i së cilës fiton statusin e investitorit strategjik", tha Kikia për Ora News.
Lini një Përgjigje