
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji duke folur sa i takon rastit të ndërhyrjes në sistemin TIMS, deklaroi se të dhënat e vjedhura janë përdorur nga grupet kriminale.
I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri TV, Salianji tha se edhe nëse nuk është bërë më 2 gusht vjedhja e të dhënave, Prokuroria e Tiranës i la dhe 10 muaj kohë drejtorit për të hakeruar sistemin.
“Ndërhyrja në TIMS është e rëndë pasi pretendohet se ka fshirje të dhënash, sikundër pretendohet se të dhënat që janë marrë nga TIMS janë përdorur nga grupet kriminale. Gjithashtu pretendohet se fshirja e të dhënave është bërë për interesa të grupeve kriminale.
Nëse ndërhyrja nuk është realizuar në 2 gusht, e kuptoni se i është lënë 10 muaj kohë këtij drejtorit për të bërë ndërhyrjen, si ka mundësi kjo gjë?” tha Salianji.
Lini një Përgjigje