
Ish kryeministri, Sali Berisha në fjalimin e mbajtur nga dritarja e banesës ku po vuan masën e sigurisë, “arrest shtëpiak”, paralajmëroi protestën e radhës përballë Bashkisë së Tiranës.
Berisha tha se Veliaj duhet të japë dorëheqjen ose përndryshe nesër të mos futet në bashki pasi sipas tij do të tmerrohet nga protesta e radhës.
“Protesta e sotme ishte një protestë që bashkia nuk e ka parë ndonjëherë. Dhe e garantoj se e premtja që vjen, do ta tmerrojë Erion Veliajn. Të premten, e treta e vërteta. Erion Veliaj jep dorëheqjen, mos u fut më në bashki”, tha Berisha.
Berisha gjithashtu akuzoi Veliajn se ka bërë marrëveshje me SPAK-un për t’i shpëtuar hetimit, por theksoi se së shpejti kjo marrëveshje do të prishet dhe se ai do të marrë dënimin e merituar.
“Sa ke vjedhur, Erion me karvanet që merrje në Selitë dhe ua prisje ujin qytetarëve dhe u dërgoje bidonat me Tivarin tënd? Sa ke vjedhur me shkollat që i ndërtoje me 6-fshin, me 8-fishin e çmimit të një shkolle? Sa ke vjedhur me kopshtet që i tenderon nga tre herë dhe nuk ekziston në themel? Sa ke vjedhur në xhepat e shqiptarëve?
Erion, ja ku po ta them: drejtësinë e marrin në dorë qytetarët! Kur drejtësia bëhet armike e tyre. Nuk ke shpëtim askërkund sepse në çdo variant që ta analizojë njeriu, ti je njeriu më i shpifur, je hajduti më i neveritshëm, më i pangopur që ka pasur ndonjëherë kryeqyteti. Erion, ti ke bërë marrëveshje me skapistët. Por të garantoj se bashkë me ty, edhe ajo marrëveshje do të marrë fund”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje