TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2024, 19:12

Mazhoranca nuk dërgoi mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, Bardhi: Ditë e zezë për Shqipërinë, reforma në drejtësi vdiq!

Shkruar nga Pamfleti

Mazhoranca nuk dërgoi mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese,

“Refoma në drejtësi dështoi”, kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat, pas rrëzimit nga mazhoranca për dërgimin në Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës.

Bardhi tha se ky është rast flagrant ku sipas tij, për shkak se preken interesat e kryeministrit Rama nuk respektohet një vendim i Gjykatës Kushtetuese.

Deputeti i PD-së shtoi se ekziston rreziku që njësoj siç u soll me Gjykatën Kushtetuese, mazhoranca do të sillet nesër me prokurorinë antikorrupsion.

Ai theksoi gjithashtu se në ditën e vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, u instalua një diktaturë e re, e cila sipas tij vepron me urdhër të Ramës. Më tej Bardhi ironizoi duke shtuar që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të shkarkohen, pasi sipas tij, nuk kanë asnjë vlerë përderisa në fund vendos kryeministri Rama.

Në sytë e çdo qytetari dhe hidhet në kosh nëse rrezikon interesin e tij dhe të Olta Xhaçkës, Unë nuk pres nga Edi Rama e kam dit shumë mirë raportin që ai ka me drejtësinë, apeli im vazhdon të jetë për ata, partnerëve ndërkombëtarë që kanë nxitur zbatimin e reformës në drejtësi, Heshtja do të thoshte të mbështesësh grisjen e një vendimi të gjykatës Kushteteuese.

Mesazhi i Ramës ishte i qartë, nuk mund ta prekë Olta Xhaçkën, njësoj siç u soll me Gjykatën Kushtetuese, do të sillet nesër me prokurorinë antikorrupsion. Nuk zbaton vendimin e GJK, sot vdiqën kushtetutshmërinë në vend dhe reformë në drejtësi. Ditë e zezë për Shqipërinë dhe parlamentin. Ne duhet të marrim një vendim nëse do duhet apo ti drejtohemi Gjykatës së Kushtetuese. Nuk e kuptoj pse do paguhen anëtarët e GJK nëse vendimet e tyre nuk zbatohen”, tha Bardhi.

bardhi

Lini një Përgjigje