TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2024, 16:59

Marrëveshja me BE për tregun e përbashkët, Korreshi ironizon qeverinë: Kujt i shërben, në Lushnjë ka vetëm pleq dhe qen se njerëzit kanë ikur

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshja me BE për tregun e përbashkët, Korreshi ironizon

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ka ironizuar sot qeverinë në Kuvend, në lidhje me projektligjin për programin e tregut të përbashkët për periudhën 2021-2027 me BE-në.

Korreshi tha se marrëveshja parashikon përmirësim të tregut të brendshëm, por thotë se prodhimet hidhen sepse nuk gjejnë treg, ndërkohë vë theksin te largimi i qytetarëve duke thënë se në Lushnjë ka vetëm pleq dhe qen.

“Kjo marrëveshja e re thotë përmirëson tregun e brendshëm, po cilin? Ka tregu këto prodhime që s’po gjejnë treg, hidhen në kanal. Ky është tregu? Kjo marrëveshje thotë se i shërben përmirësim të qytetarit. Cilit qytetar? Qytetarët kanë ikur. Paradite sheh veç pleq. Po për të sjellë një palë domino, po një strehë për në dimër a ia bëni? Do t’ju ftoja të dalim në këmbë për të parë çfarë qarkullon gjithë ditën në Lushnjë. Vetëm pleq, edhe qen, që na i shkarkojnë.

Për këta qytetarë po bëhen këto marrëveshje. Për të mbrojtur konsumatorët. Mjerë ne të shkretët ca po hamë. Qumështi vjen nga Hungaria e Serbia, ndërsa shqiptarëve hidhen. Këtu kanë ikur lopët, edhe të fshatit e blenë qumështin në qytet.

Qeveria juaj thotë duhen mbi 10 lopë, po ai me 9 ca të bëjë. Po vajin e palmës, keni bërë vlerësimin në doganë, ku vete, ku hyn. Kush e kontrollon tregun? Opozita? Shtetit të marrë baxhot një nga një. Ku po lënë oligarkët, po hyn te të gjitha, edhe të kruajtëset e dhëmbëve. Kjo është gjithë ajo që po ndodh sot”, tha Korreshi.

marreveshje be korreshi qeveri lushnje qen pleq

Lini një Përgjigje