TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2024, 14:25

“E kuptoj se iu ka marrë malli për ne”, plasin të qeshurat në Kuvend mes Spiropalit dhe Tabakut

Shkruar nga Pamfleti
“E kuptoj se iu ka marrë malli për ne”, plasin të
Spiropali dhe Tabaku

Nuk kanë munguar as të qeshurat gjatë seancës plenare të ditës së sotme në Kuvend. Gjatë diskutimit të marrëveshjes për tregun e brendshëm evropian, deputetët e opozitës kërkuan detaje të cilave mund t’u përgjigjej vetëm ministri përgjegjës.

Pas fjalës së Gazment Bardhit pyetja e bërë nga deputetja Jorida Tabaku, ka shkaktuar të qeshura tek kjo e fundit dhe tek ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila tha se pyetjet e deputetëve të opozitës nuk bëhen nga kurizoiteti i tepërt i tyre lidhur me marrëveshjen.

Pjesë nga diskutimi:

Tabaku: Si pjesë e aneksit të projekltligjit parashikohet një skedul pagesash që fillon me 0.5% në vitin 2021 dhe vazhdon për 6 vite rritet në 4.5%. A janë marrë masat për këtë dhe sa shkon mesatarisht pagesa vjetore? (Qesh)

Spiropali: (Qesh) Unë e kuptoj se Tabakun e ka marrë malli për ne dhe zhvillimin normal të seancave plenare. Por ja ku jemi e dashur Tabaku. Besoj se të gjithë çështjen që ministri nuk e shpjegon dot këtu as nuk u përgjigjet pyetjeve tuaja, ju i dëgjuar përgjigjiet shteruese të zonjës Ikonomi. Nëse keni pyetje më te detajuara, do iu kthejmë përgjigjie duke pyetur relatorët dhe ministrin përgjegjës.

Nuk besoj se pyetja juaj shtyhet nga kurioziteti i tepërt, sepse do kishit të gjithë si grup minimalisht respektin për të dëgjuar deputetë dhe ministra të kësaj qeveria, minimalisht nuk do u ngriheshit në këmbë duke u folur nga vendi. Nëse do kishit minimalisht si grup për të dëgjuar deputetët apo ministrat nuk do u ngriheshit në këmbë nga vendi, nuk do shpifnit por do prisnit me shumë durim dhe qetësi të japin shpjegime për çështje për të cilat keni kërkuar shpjegime publike. Do ishte e udhës që ju dhe Bardhi që nxituan të hidhnin gurë drejt deputetes Xhaçka.

tabaku spiropali kuvend

Lini një Përgjigje