TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2024, 14:11

Komisioni për dezniformim/ Bardhi kërkon prezencën e ministrit në seancë, ndërhyn Majko: Është marrëveshje me BE-në jo me Rusinë

Shkruar nga Pamfleti

Komisioni për dezniformim/ Bardhi kërkon prezencën e ministrit

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, kërkoi prezencën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani teksa në Kuvend në rend dite është dhe çështja e integrimit drejt BE-së. Ndërsa kryeparlamentarja Nikolla u shpreh se Hasani ishte në një vizitë zyrtare jashtë vendit.

Në këtë debat ndërhyri dhe deputeti i PS-së, Pandeli Majko. Ky i fundit tha se bëhej fjalë për një marrëveshje me BE dhe jo me Federatën Ruse.

Majko: Unë e mora fjalën për procedurë. Realisht, ajo që ngrenë përfaqësuesi i opozitës është e drejtë. Por bëhet fjalë për një marrëveshje me BE dhe jo me Federatën ruse. Këto janë në proces integrimi. Shpresoj që do të keni mirëkuptimin që të vijojmë para bisedën.

Bardhi: Po të ishte marrëveshje me Federatën ruse do ju linim juve që t’i bënit pyetjet. Se ju jeni dhe burim nga federata ruse. Këtu do të duhet të jetë ministri. Kjo çështje duhet të shqyrtohet në seancën tjetër. Nëse është në vizitë zyrtare, atëherë e shtyjmë seancën herës tjetër.

Në vitin 2018 kryeministri shqiptar Edi Rama propozoi dy ndryshime në ligjin e medias që preknin median online përmes një pakete të njohur si anti-shpifja.

Në të përfshihej detyrimi i portaleve për t’u regjistruar, gjoba të larta kur konsumohej shpifja dhe ngritja e Këshillit të Ankesave si pjesë e AMA-s dhe disa rregulla të tjera. Propozimet shkaktuan pakënaqësi e kundërshtime nga ndërkombëtarët. Përpjekjet për ndryshimin e ligjit mori disa rekomandime aspak në favor të qeverisë nga Komisioni Venecias në vitin 2019.

pandeli majko gazment bardhi

Lini një Përgjigje