
Deputeti i Partisë socialiste Plarent Ndreca, ka komentuar në lidhje me dinamikat e ndodhura sot në Kuvend dhe atë që pritet të ndodhë në Komisionin hetimor për Shëndetësinë.
Ai foli sa i përket mandatit të Olta Xhaçka, duke thënë se kjo e fundit nuk është në kushte papajtueshmërie, pasi referuar vendimeve të mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, papajtueshmëria lidhet ngushtësisht me deputetin, pra si individ, jo me familjarë të tij.
“Çështja për Olta Xhaçkën, ka të bëjë me respektimin e 2 vendimeve të GJK, ndaj sot mendoj se do votohet për procedurën nëse çështja duhet të shkojë në GJK.
Kuvendi ka detyrim të zbatojë vendimet e Kushtetueses dhe harmoninë e konkluzioneve që dalin prej tyre. Ka disa vendime që përcaktojnë se papajtueshmëria është e lidhur individualisht me deputetin jo me të tjerë, përfshirë këtu edhe familjarë. Kushtetuesja ka bërë një hetim në lidhje me këtë çështje dhe më pas e ka pushuar si çështje”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje