3 deputetët e PSD bashkuan votat me PS në mbrojtje të Xhaçkës
Për herë të parë në 30 vite, qeveria duket se i ka dhënë kompetenca vetes të dalë mbi vendimet e gjykatave. Kuvendi, me një akt ta paimagjinueshëm, vendosi sot të refuzonte Kushtetuesen, duke deklaruar se ajo ka gabuar dhe se Olta Xhaçkës nuk mund t’i hiqet mandati i deputetes.
Me 73 vota, socialistët rrëzuan draftin e PD duke shkelmuar ligjin, Kushtetutën dhe mbi të gjitha reformën në drejtësi. Por kush janë ata që votuan pro ish-ministres?
Vetë Edi Rama nuk ishte në seancë pasi ndodhet në Francë, teksa vetë Xhaçka nuk mori pjesë në votim. Po ashtu Ermonela Felaj mungonte. Pjesa tjetër kanë votuar kundër dërgimit të draftit në Kushtetuese. PS vetë kishte 70 vota dhe ata që krijuan kuorumin e nevojshëm janë 3 deputetët e Tom Doshit.

Javët e fundit u fol për një krisje mes Edi Ramës dhe kreut të PSD. Por sot Rama duket se me një gur qëlloi dy zogj. Edhe Oltën e mbrojti edhe vulosi afrimin me Tom Doshin. 3 deputetët e PSD bashkuan votat me PS në mbrojtje të Xhaçkës. Siç shihet dhe te pamjet më lart, Meri Markiçi, Gledis Çeliku dhe Gertian Deda kanë votuar në favor të Xhaçkës.
Prej disa seancash, deputet e PSD nuk votonin ligjet. Madje në Shkodër u shkarkuan drejtorët e Doshit, teksa në Malësi të Madhe këshilltarët bllokuan bashkinë. Si duket është gjetur sërish pazari me Tomën.
Por Rama duket se po sfidon hapur amerikanët. Nga njëra anë bën pazar me “non gatën” Berisha, nga krahu tjetër shkelmon drejtësinë për Xhaçkën. Dhe në fund mban pas vetes një “non gratë” tjetër, Tom Doshin. /Pamfleti
Lini një Përgjigje