TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Prill 2024, 22:32

"Të dhënat mund të përdoren për dy arsye", Lala: Ndërhyrja në TIMS skandal, rrezikohet fshirja e skedave kriminale

Shkruar nga Pamfleti

"Të dhënat mund të përdoren për dy arsye",

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar edhe rreziqet që mund të ndodhin pas vjedhjes së sistemit TIMS.

Sipas saj, në sistemin TIMS nuk ka vetëm hyrje dalje në kufi, por edhe skeda kriminale për çdo qytetar shqiptar, të cilat mund të fshihen dhe kushdo mund të dalë i pastër.

"Dyshimet janë se këto të dhëna mund të përdoren për dy arsye. E para është që të fshihen udhëtime, detaje, dosje. Ka një detaj tjetër. Poshtë çdo emri të çdo qytetari shqiptar apo të huaj që ka hyrë apo ka dalë nga Shqipëria, bëhet e gjithë skeda kriminale.

Patja e një materiale kaq të madh në duar të paautorizuar mund të jetë një minë me sahat dhe që mund të krijojë problematike.

Personi ‘X’, është dënuar për vrasje, për vjedhje, trafik droge, ka udhëtuar me këtë makinë, apo atë mjet. Pra nuk bëhet fjalë vetëm për udhëtimet, por fshirja e skedave kriminale është një dëm shumë i madh që mund të na vijë.

Ky sistem është prodhuar dhe dhuruar Shqipërisë nga SHBA-ja. Ky skandal do të ishte varrosur nëse i dërguar me punë i SHBA-së nuk do të kishte ndërhyrë.

Ky hetim është i paplotë, nëse nuk na shpjegohet si erdhi Ervin Muça, çfarë ka ndodhur në Kadastër ku ai punonte, çfarë ka ndodhur në hetime, kush e riktheu pas pezullimit, për cilat arsye u rikthyer, pse u vonua kaq shumë hetimi.

E në fund, cili është qëllimi i kësaj ndërhyrje", tha gazetarja Klodiana Lala në SYRI TV.

lala tims skandal skeda kriminale

Lini një Përgjigje