
Sekretari i marrëdhënieve me publikun, në PD, Edvin Kulluri u shpreh se për sa kohë që ish-kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet, Partia Demokratike nuk do të arrijë të bashkohet. Sipas tij, vetëm tërheqja e Berishës mund t’i hapë një shteg të ri demokratëve.
Ai tha se opozita mund të fitojë e bashkuar, por jo prej bashkimit mekanik.
“Opozita mund të fitojë e bashkuar, por jo prej bashkimit mekanik. Në 10 vite kemi humbur 7 procese zgjedhore. Kjo elitë politike sot është e pazgjedhur, është artificiale. Këtu është defektuar gjithë sistemi. Një tjetër problem është fakti se duhet një formulë programatike të biem dakord se ku do ta çojmë Shqipërinë. Lulzim Bashën nuk e pranojnë, ne Sali Berishën nuk e pranojmë, duhet gjetur një zgjidhje. Berisha nuk tërhiqet, sa të jetë Berisha nuk ka bashkim. Edhe Basha po të dojë të bashkohet, PD nuk bashkohet është e panegociueshme, në moment që ikën Berisha hapet një shteg”, tha Kulluri në ABC News.
Lini një Përgjigje