TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Tetor 2024, 21:40

"Mafia ka marrë me qira shtetin", Basir Çollaku: Lidhjet mes politikës dhe krimit të organizuar në nivele alarmante

Shkruar nga Pamfleti
"Mafia ka marrë me qira shtetin", Basir Çollaku: Lidhjet
Basir Çollaku

Gazetari Basir Çollaku, ka tërhequr vëmendjen ndaj një situate alarmante të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke e përshkruar shtetin si të shkërmoqur.

Ai theksoi se, ndërsa DEA (Agjencia për Luftimin e Drogës) ka hapur një zyrë në vend, kjo zyrë nuk po adreson një nga problematikat më të mëdha që e përfshin Shqipërinë, korrupsionin.

“Ne jemi tek shkërmoqja e shtetit. Këtu DEA ka hapur zyrë, por nuk ka hapur zyrë për korrupsionin. Ne kemi një problem shumë më serioz, mafia ka marrë me qira shtetin. Këta që do na japin mendime të ndershme ne që kuvendojnë me mafian atje, këta do luftojnë korrupsionin”, tha Çollaku për “Euronews Albania”.

Sipas Çollakut, lidhjet mes politikës dhe krimit të organizuar janë një pengesë e madhe për zhvillimin e vendit dhe për krijimin e një sistemi të drejtësisë që funksionon për qytetarët.

Deklaratat e tij vijnë në një kontekst ku shqetësimet për korrupsionin dhe ndikimin e krimit të organizuar janë në rritje, duke bërë që shumë qytetarë të humbasin besimin në institucionet e shtetit.

mafia lidhje me politiken

Lini një Përgjigje