TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Tetor 2024, 19:22

Rama asnjë fjalë për situatën në Vlorë, dërgon Bledar Çuçin për t'i "qarë hallin" popullit

Shkruar nga Pamfleti

 

Rama asnjë fjalë për situatën në Vlorë,

Edi Rama nuk ka thënë asnjë fjalë për përmbytjet në Vlorë. Me qindra banesa dhe biznese janë nën pushtetin e ujit, por kryeministri duket se ja ka deleguar detyrën Bledar Çuçit, meqë vetë sapo u operua dhe ndodhte në banesë. Por edhe pse gjithë ditën rri me celular në dorë, nuk ka thënë asnjë fjalë se cili do të jetë fati i banorëve të Vlorës.

Ndërkohë PS njofton se Nënkryetari i Kuvendit dhe drejtuesi politik i socialistëve, Bledi Çuçi, ishte në Vlorë për të parë nga afër situatën.

Bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngu dhe kryebashkiakun Ermal Dredha, u ndalën te hidrovori i Vlorës ku po vijon ndërhyrja për normalizimin e situatës.

Çuçi tha se të gjitha strukturat shtetërore janë në terren prej momenteve të para kur nisi kjo emergjencë dhe aktualisht gjendja është drejt përmirësimit.

Por sipas tij do duhet të bëhet një vlerësim i mirë i kësaj që ka ndodhur dhe të merren të gjitha masat për ndërhyrje në infrastrukturën e kanalizimeve, si dhe të ndihmohen qytetarët dhe bizneset e prekura nga përmbytjet.

Më tej Çuçi mori pjesë edhe në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave në Prefekturën Vlorë, ku u diskutuan më gjerësisht masat për kapërcimin e kësaj situate.

Lini një Përgjigje