TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Tetor 2024, 17:13

Shembja e dherave bllokon bypassi-n e Vlorës, investimi 56 mln euro i inaguruar dy vite më parë nuk ka mure pritëse

Shkruar nga Pamfleti
Shembja e dherave bllokon bypassi-n e Vlorës, investimi 56 mln euro i
Pamfle nga baypassi i Vlorës

Bypassi i Vlorës ka pësuar dëmtime si pasojë e shembjes të dherave prej reshjeve intensive të shiut, të një dite më parë. Investimi 56 mln euro nuk kishte mure pritëse në një pjesë të mirë të tij, duke bërë që të bllokohet edhe qarkullimi i automjeteve për orë të tëra.

Gazetari i News24 Enrik Mehmetaj raportoi nga vendi i shembjes së bypassit ku siç duket edhe nga pamjet, masivi i dheut është spostuar në anë të rrugës.

Shembja ka ndodhur pasditen e djeshme në segmentin që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum. Për orë të tëra rruga ka qenë e bllokuar për shkak të rënies masive të dherave nga shpatet e malit. Rruga e bypassit të Vlorës është ndërtuar nga bashkimi i operatorëve “GENER 2” shpk.

Qeveria e inaguroi në korrik 2022 By Pass-in e Vlorës, por punimet ende nuk kanë përfunduar në 100% të volumit të tyre.

baypassi i vlores

Lini një Përgjigje