
Analisti Roland Qafoku u shpreh se çështja e Salianjit nuk mund të kthehej në kauzë, kur nuk u kthye çështja më e rëndësishme ajo e Berishës, më tej ai shtoi se brenda Partisë Demokratike ende nuk ka një frymë bashkëpunimi.
Analisti dhe gazetari, Qafoku u shpreh gjithashtu se deputetët e PD kanë përfituar benefite nga situata me Bashën dhe tani po i shfrytëzojnë me Berishën.
Ai madje shtoi se secili në PD ka merak postin dhe karrigen personale.
"Ata ende nuk e kanë mendjen tek populli dhe bashkëpunimi në grup", tha Qafoku.
"Nëse do bëhej një listë me politikanët që duhet të ishin në burg, Salianji s’duhet të ishte fare.
Shqipëria ka parë në 4 vitet e fundit shumë politikanë zullumqarë që kanë futur duart në arkën e shtetit dhe jo vetëm politikanë por edhe drejtorë e zyrtarë.
Shumica ku janë vënë në dijeni për burgosjen e Salianjit, kanë thënë çdo ky në burg ne prisnin të tjerë.
Jam i bindur që nëse gjykata do marrë vendimet e duhura do ti shërbente edhe klasës politike shqiptare.
Nga ana tjetër kjo çështje nuk mund të kthehet në kauzë, sepse nëse nuk u kthye ajo e Berishës…
Pra asnjëri nuk u kthye në kauzë.
Në PD ka një nënkryetar si Bardhi që nuk është votuar është katapultuar me ndryshime staturore por edhe Gjekmarkaj, pra benefitet këta i morën nga Basha e po i shfrytëzojnë me Berishën, ata kanë pak besim nga njëri-tjetri dhe lufta është kush do sigurojë vendin e vet.
Se kanë mendjen te populli por te vendi pozicionit, p.sh. Ali Mehmeti ishte një prurje shumë e mirë por nuk e lanë ujqërit dhe ky është problemi i PD që ata nuk kanë ende besim te njëri-tjetri.
Partia e sotme pra PD është partia e Bashës por pa Bashën, me Berishën"- u shpreh Qafoku në rubrikën ‘Opinion’.
Lini një Përgjigje