TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Tetor 2024, 11:32

Beogradi donte të digjte Kuvendin e Shqipërisë, apo jo Sali?

Shkruar nga Pamfleti
Beogradi donte të digjte Kuvendin e Shqipërisë, apo jo Sali?
Spartak Ngjela

Ngjela ngre dyshimet se pas vendimit të deputetëve të PD për të djegur karriget e tyre para Kuvendit fshihet “dora” e Beogradit.

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një koment në rrjetet e tij sociale lidhur me ngjarjet politike që u regjistruan së fundmi në vend, ku i cilëson një skenar serb.

Ngjela ngre dyshimet se pas vendimit të deputetëve të PD për të djegur karriget e tyre para Kuvendit fshihet “dora” e Beogradit.

Avokati thotë se kjo është një përpjekje e kotë, pasi sipas tij Beogradi për Tiranën e për Prishtinën është një asgjë.

Beogradi donte të digjte Kuvendin e Shqipërisë.  Apo jo Sali?

Po po... por tani na vjen për të qeshur. Ku ka forcë më Beogradi kundrejt shqiptarëve. Qan Kosovën Beogradi, Sali.

Po le të qajë e t'i bjerë këmbës. Asgjë nuk i bën dot më Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Shqiptarët ia morën Kosovën e pushtuar, dhe tani Kosova është një shtet i bukur i shqiptarëve. Por për Kosovën është bombarduar Beogradi, Sali.

Kurse Beogradi djeg karriget e Kuvendit të Shqipërisë.

Komedi për t’u tallur me të gjithë këta.

Një asgjë, është sot Beogradi për Tiranën e për Prishtinën.

Por latinët e mëdhenj na kanë thënë: "nga asgjëja vjen vetëm asgjë"

EX NIHILO NIHIL”- shkruan Ngjela në postimin e tij.

Pas dënimit të deputetit demokrat, Ervin Salianji, opozita ka kthyer skenarin e kaosit në Kuvend. Gjithçka nisi me 30 shtator me bllokimin e foltores, hedhjen e sendeve të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit e deri tek djegia e karrigeve. Kaosit të opozitës iu bashkua edhe deputetja e PL, Monika Kryemadhi, si edhe Vangjel Dule.  

Pasi karriget i nxorën në oborr, me benzinën e fshehur në çantën e Elda Hotit, Flamur Noka spërkati karriget me lëndën djegëse, ndërsa flakën ia vuri Bledion Nallbati. 

Sinjalet se aksioni i opozitës nuk do të ishte vetëm simbolik, i dha Gazment Bardhi që në nisje të seancës plenare, kur drejt kryeparlamentares Elisa Spiropali hodhi këmbën e karriges së thyer nga vetë ai, por që fatmirësisht nuk arriti ta prekte fizikisht objektivin. Madje, në video Bardhi ndërsa sulmon kryetaren e Kuvendit, dëgjohet të thotë 'bjerini, bjerini'. 

Seanca u shty me 10 minuta për të qetësuar situatën, por rikthimi i demokratëve në sallë ishte sërish agresiv. Pas djegies së karrigeve Flamur Noka ishte gati në përplasje fizike me deputetin e Partisë Socialiste, Petro Koçi. Në një moment, Noka e qëllon Koçin në dorë. 

Në fund të seancës që nuk zgjati më shumë se 15 minuta, demokratët u zotuan se aksioni do të përshkallëzohet dhe do të vijojë edhe në seanca të tjera.  

Të hënën kanë njoftuar protestë kombëtare.

 

spartak ngjela pd salianji proteste kaos

Lini një Përgjigje