TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Tetor 2024, 10:34

Vlora “mbulohet” nga uji, kryebashkiaku Dredha: Do bëjmë bilancin, dëmshpërblim për qytetarët që iu janë dëmtuar banesat!

Shkruar nga Pamfleti

Vlora “mbulohet” nga uji, kryebashkiaku Dredha: Do

Kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha ka folur për situatën e përmbytjeve në Vlorë.

Gjatë inspektimit në terren ka konfirmuar që situata mbetet problematike në disa zona, është duke u monitoruar situata për të llogaritur dhe dëmet e shkaktuara.

55 persona janë evakuaar dhe po shikohet mundësia menjëherë pas normalizimin e situatës për mbështetje financiare për familjet e dëmtuar me bashkëpunim me shtabin e emergjencave.

Jemi në terren. Ka zona ku mund të ketë ankesa nga qytetarë, por reagimi ka qenë maksimal. Është edhe numri i mjeteve që na kufizon të reagojmë në moment në çdo segment, po e kemi marrë me prioritete, aty ku prezenca e ujit është më e madhe, aty ku ka akses më ët madh të qarkullimit të mjeteve duhet ët reagojmë më shpejt, një rast është edhe këtu ‘Albano dhe Romina’. Rast që përsëritet çdo vit sa herë ka prurje reshjesh më shumë se normale, ka rënë 1800 mm shi.

Janë gati 55 banorë që janë evakuuar, janë asistuar me veshmbathje dhe ushqime, jemi duke bërë database me informacionet për të marrë masat për suportin financiar për dëmet që janë shkaktuar në banesa."-tha Dredha. 

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se të gjitha strukturat e emergjencave civile kanë qenë të angazhuara në terren që prej pasdites së djeshme për të riparuar problemet e shkaktuara nga moti i keq. Ai theksoi se, falë punës intensive gjatë natës dhe ndërprerjes së reshjeve, situata ka filluar të përmirësohet.

Aktualisht, forcat e emergjencës, përfshirë Bashkinë e Vlorës, UK Rajoni Vlorë, Drejtorinë Vendore të Policisë, OSHEE dhe Prefekturën, janë të përqendruara në zgjidhjen e problemeve në katër kryqëzime që ende mbeten të bllokuara në qytet.

Vlora ka qenë një nga qytetet më të prekura nga reshjet në 24 orët e fundit.

Situata ka sjellë edhe ndërlikime në furnizimin me energji elektrike, me disa blloqe banesash që janë lënë pa energji për shkak të pranisë së ujit në gabinat elektrike.

Lini një Përgjigje