TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Tetor 2024, 11:23

Vlora nën ujë, banorët me lot në sy: Uji si vullkan, u shkatërrua gjithçka! Askush nuk na u përgjigj thirrjeve për ndihmë

Shkruar nga Pamfleti

Vlora nën ujë, banorët me lot në sy: Uji si vullkan, u

Përmbytjet në Vlorë kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në shtëpitë e banorëve, të cilët thonë se natën e kanë kaluar jashtë ose duke u përpjekur të pastrojnë banesat.

Banorët tregojnë se gjithçka në banesat e tyre është nën ujë, ose me baltën që ka lënë pas përmbytje që vërshoi në banesat e tyre si një lumë i rrëmbyeshëm. Mobiljet janë shkatërruar, ushqimet janë prishur, e shpresat për banorët janë drejt Bashkisë për dëmshpërblim.

Një grua e përshkruan ujin që vërshoi në dritaret dhe dyert e shtëpisë si një vullkan. E shokuar, ajo thotë se nuk u mbeti asgjë, vetëm fëmijët i shpëtuan.

“Nga dritaret na erdhi uji, nga dera, nga banja, kemi marrë pllaka i kemi vënë lart mbi banjo. Si vullkan, ishte e pamundur, thamë shyqyr të na shpëtojnë fëmijët gjallë. Na është dëmtuar gjithë mobilja, s’kemi asgjë fare, mbajmë duart përpjetë. Uji ishte tamam si det. U bëmë ujë, dimë që notuam”, tregon një banore.

Të gjitha banesat e kateve të para në lagjen “11 Janari” në Vlorë , në zonën e njohur si “ Pusi i Mezinit” janë nën pushtetin e ujit e të baltës.

Kemi kaluar një natë ferri, gjithçka ndodhi krejt papritur tregojnë banorët, teksa thirrjes së tyre për ndihmë nuk i është përgjigjur askush.

Lini një Përgjigje