TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Tetor 2024, 10:38

Moti i keq/ Reshjet intensive shkaktojnë rrëshqitje dheu në bypass-in e Vlorës, bllokohet rruga

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq/ Reshjet intensive shkaktojnë rrëshqitje dheu në

Reshjet e dendura të shiut në Vlorë kanë shkaktuar dëme të mëdha duke përmbytur qytetin, ndërsa në disa rrugë ka pasur rrëshqitje të dherave.

Një nga akset e bllokuara është bypass-i në afërsi të fshatit Kaninë, ku në një pjesë të saj dherat kanë mbuluar tërësisht rrugën.

Ndërkohë disa rrugë të qytetit, si në lagjen Rilindja apo 28 nëntori, janë ende nën ujë, edhe pse reshjet kanë ndaluar.

Sipas burimeve, 33 familje janë evakuuar dhe janë vendosur në konviktin e qytezës studenti dhe atë të shkollës Industriale Pavarësia.

Në disa lagje, energjia elektrike vijon të mbetet e stakuar për të mos krijuar probleme pasi në disa kabina ka prezencë uji. Ndërkohë, shumë familje dhe biznese janë ende nën ujë.

Lini një Përgjigje