TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Tetor 2024, 15:24

Vlora nën ujë, qindra banesa dhe biznese dëme kolosale; Pirro Vëngu dhe Ermal Dredha kujtohen “pas pilafit” (Foto/Video)

Shkruar nga Pamfleti

Vlora nën ujë, qindra banesa dhe biznese dëme kolosale; Pirro

Duke qenë se nuk punon hidrovori, plehrat po notojnë mbi rrugët e Vlorës, ndërkohë që ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe duke shkaktuar rrezik për sëmundje.

Si në të tilla raste, qeveria është kujtuar “pas pilafit” bashkë me pushtetin lokal.

Përmbytjet e djeshme kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme te qytetarët e Vlorës. Me dhjetëra banesa dhe biznese janë ende nën pushtetin e ujit, duke bërë që pasojat të jenë të pallogaritshme.

Më problematike situata mbetet në disa lagje, ‘Albano dhe Romina’, lagjia ‘Leg Sallat’, lagjia ‘28 nëntori’, zona te Xhamia, lagjja 'Kushtrimi', lagja 'Rilindja', 'Skela', 'Pavarësia', rruga ‘Hasan Kushta’ rruga "Gjergj Araniti", aksi pranë Kishës Ortodokse dhe bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit ‘Ismail Qemali’.

Në terren kanë zbritur edhe forcat e ushtrisë. Mësohet se po asistojnë Emergjencat Civile, 24 efektivë të Forcave të Armatosura, me 5 mjete transporti, 3 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 2 pompa thithëse.

Shkak i gjithë kësaj situate është dalja jashtë funksionit e hidrovorit. Një nga pompat është përfshirë nga flakët dhe për pasojë specialistët kanë fikur edhe pompat e tjera deri në riparimin e defektit.



Duke qenë se nuk punon hidrovori, plehrat po notojnë mbi rrugët e Vlorës, ndërkohë që ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe duke shkaktuar rrezik për sëmundje.

Vlora nën ujë, qindra banesa dhe biznese dëme kolosale; Pirro

"Këtu na shkatërruan pompat nga mbeturinat që njerëzit hedhin në kanal. Na nxorën 2 pompa të mëdha jashtë loje. Këtu janë me mijëra mbeturina, dyshekë, jorganë, batanije, rrogoza, kolltuqe, divanë, bidona, çfarë nuk ka. Na kanë mbetur të hedhim krokodila në ujë që t’i hanë me gjithë mbeturina. I bëjmë thirrje qeverisë të na sjellin pompa të reja. 30 vite e njëjta situatë. Njerëzit janë të pandërgjegjshëm", ka thënë një punonjës i hidrovorit.

Vlora nën ujë, qindra banesa dhe biznese dëme kolosale; Pirro

Vetë banorët e Vlorës që janë zgjuar nën ujë, shprehen se dëmet janë të pallogaritshme. “Nuk futem dot në shtëpi, nuk kam ku të vete. Jam në qiell të hapur. I lutem shtetit të më ndihmojë. Na janë tharë rrobat në trup”, ka thënë një nga banoret që i është dëmtuar shtëpia.

Dëmet janë të mëdha, të konsiderueshme, çfarë të bëjmë brenda në shtëpi, uji ka shkuar në 50 centimetra, u munduam t’i mbrojmë shtëpitë, por ishte e pamundur”, tha një tjetër.

Vlora nën ujë, qindra banesa dhe biznese dëme kolosale; Pirro

Si në të tilla raste, qeveria është kujtuar “pas pilafit” bashkë me pushtetin lokal. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu ka shkuar sot në Vlorë, teksa ja vendosi fajin shiut, ndërkohë që pranoi skandalin me hidrovorin.

Ka shkaqe objektive, kemi një situatë ku në shumë pak orë kanë vërshuar 20 cm ujë. Ka dhe shkaqe teknike që lidhen me rrjetin infrastrukturor dhe të evakuimit të ujërave të zeza dhe të bardha në nivel bashkie dhe qarku. Janë evidente nga ekipet në terren që po shohin, që nga kolektorët deri te hidrovorët e stacionet e pompimit, situata nuk ka qenë detyrimisht në kushtet optimale. Na duhet të reagojmë dhe përmirësojmë përmes investimeve në javët në vijim. Ndërhyrja ka qenë e shpejtë dhe e duhur, pavarësisht se ekipet nuk lëvizin me media a foto, nuk do të thotë që s’kanë qenë në terren. Kanë qenë tre orë kritike nga ora 15:00 deri në 18:00 të pasdites së djeshme ku vërshimi ka qenë maksimal dhe i vështirë për t’u menaxhuar. Dhe aksesi ka qenë i vështirë. Që nga ai moment kanë qenë në dispozicion edhe mjetet e kalueshmërisë së lartë të FA edhe fadromat, një lajm i mirë është që të gjitha akset janë të kalueshme”, tha ai.

Vlora nën ujë, qindra banesa dhe biznese dëme kolosale; Pirro

Në të njëjtën linjë ishte dhe kreu i Bashkisë, Ermal Dredha, i cili në vend të merrte masa që më herët, premtoi sot se do të kujdeset që të mos përsëritet situata. 

Jemi në terren. Ka zona ku mund të ketë ankesa nga qytetarët, por reagimi ka qenë maksimal. Është edhe numri i mjeteve që na kufizon të reagojmë në moment në çdo segment, por i kemi marrë me prioritete, aty ku prezenca e ujit është më e madhe, aty ku ka akses më të madh të qarkullimit të mjeteve duhet të reagojmë më shpejt, një rast është edhe këtu në rrugën ‘Albano dhe Romina’. Rast që përsëritet çdo vit sa herë ka prurje reshjesh më shumë se normale, ka rënë 180 mm shi, baraz me një muaj prurje. Ka zona në Vlorë që janë nën nivelin e caktuar, një disnivel mes rrugëve”, tha ai. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje