TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Tetor 2024, 15:28

Ish-bashkëshorti tentoi ta digjte me benzinë, rrëfehet Melisa Trëndafili: Kërkonte para borxh për të pirë drogë!

Shkruar nga Pamfleti

Ish-bashkëshorti tentoi ta digjte me benzinë, rrëfehet Melisa

31-vjeçarja Melisa Trëndafili, ka rrëfyer detaje ekskluzivisht në lidhje me ngjarjen e rëndë, kur bashkëshorti tentoi ta djegë me benzinë.

E reja tregon se një ditë para ngjarjes, ishte takuar me 45-vjeçarin dhe kishin konsumuar kafe së bashku e kishin rënë dakord në lidhje me divorcin, por një ditë më pas ish bashkëshorti e kishte pritur jashtë ambienteve të punës dhe në momentin që Melisa ka dalë ai e ka lyer me benzinë dhe më pas i ka vendosur flakë.

Ajo tha se kulmi i konflikteve me 45-vjeçarin  ka qenë në momentin kur ajo u vu në dijeni se burri i saj kishte marrë para borxh në lagje, për të konsumuar lëndë narkotike dhe për këtë arsye u ishte shkatërruar edhe biznesi që kishin.

“Unë dhe bashkëshorti prej kohësh kishim probleme, na shkatërruan edhe biznesin që kishim, një lokal.

Unë mora vesh se ai kishte marrë lek në lagje borxh për të pirë lëndë narkotike, ai ka ardhur edhe në spital ka mashtruar është prezantuar edhe si vëllai im vetëm për tu futur në spital.

Ne një ditë para ngjarjes u takuam dhe pimë kafe bashkë, folëm dhe ramë dakord për divorcin unë u ktheva te prindërit dhe kisha nisur punë.

Pastaj ditën tjetër, ai kishte ardhur jashtë te puna ime sapo dola unë ai më pa erdhi më leu me benzinë dhe më pas më vuri flakën.

Unë i bëj thirrje shtetit, policisë të marrë masa”, tha Melisa Trëndafili për “News24”.

melisa trendafili djegie me benzine

Lini një Përgjigje