TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Prill 2025, 17:23

Lufta ndaj abuzimit me paratë publike, Guardia Di Finanza asistencë KLSH-së: Roli juaj, kyç në integrimin evropian të Shqipërisë!

Shkruar nga Pamfleti
Lufta ndaj abuzimit me paratë publike, Guardia Di Finanza asistencë
Arben Shehu me ambasadorin italian

Kreu i KLSH takon ambasadorin italian dhe drejtuesin e lartë të Guardia Di Finanza...

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka marrë një mbështetje të fortë nga ndërkombëtarët.

Momentalisht KLSH është ndër të paktët organe të pavarura që ka një kontribut të madh në luftën kundër korrupsionit. Në çdo raport ndërkombëtar, KLSH vlerësohet për performancën dhe shtetet aleate kanë shtuar mbështetjen për organin e drejtuar nga Arben Shehu.

Sot Kontrolli i Lartë i Shtetit ka marrë mbështetje nga shteti italian. Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, së bashku me drejtuesin e lartë të Guardia Di Finanza, Giampiero Carrieri, zhvilluan sot një takim me kreun e KLSH, Arben Shehu.

Lufta ndaj abuzimit me paratë publike, Guardia Di Finanza asistencë

Gjatë takimit, Ambasadori Alberti shprehu vlerësimin e lartë për punën e kryer nga KLSH në fushën e kontrollit financiar të institucioneve shtetërore. Ai theksoi se bashkëpunimi mes institucioneve shqiptare dhe atyre italiane do të intensifikohet së shpejti. Ambasadori Alberti e cilësoi rolin e KLSH-së si themelor në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

"Ju, zoti Kryetar, zini një vend delikat në strukturën dhe arkitekturën e shtetit, mbi të gjitha në dimensionin e negociatave për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku transparenca, rregullsia, saktësia, përgjegjshmëria dhe sistemi i llogarive publike luajnë një rol thelbësor", u shpreh Alberti.

Kreu i KLSH-së, Arben Shehu, falënderoi Ambasadorin Alberti për vizitën dhe vlerësimin. Ai nënvizoi rëndësinë e madhe të bashkëpunimit midis dy vendeve në sektorin e hetimit financiar të institucioneve publike, duke e konsideruar atë thelbësor për forcimin e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit në Shqipëri. Ambasadori ka konfirmuar nisjen e bashkëpunimit brenda disa muajsh, mes KLSH-së dhe institucioneve të rëndësishme akademike të hetimit financiar.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit në fushën e kontrollit financiar, një aspekt kyç për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Lini një Përgjigje