
Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për çështjen e Inceneratorit të Tiranës, dhe ka dënuar me 3 vite burgim ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.
Gjithashtu u shpallën fajtorë edhe 6 të pandehur të tjerë të dosjes, kurse për të shtatin u shpall pafajësia.
Verdikti u shpall sot nga trupa gjykuese, teksa ish-zyrtari i lartë ishte hetuar, arrestuar, gjykuar dhe dënuar edhe për rastet e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.
Sipas prokurorisë, të pandehurit akuzohen se ndihmuan në shkelje të ligjit, në dhënien me koncensiin të inceneratorit të Tiranës, dy administratorët Klodian Zoto e Mirel Mërtiti.
Konkretisht GJKKO vendosi dënim për:
Lefter Kokën - 3 vite burg, i zbret 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Në fund vendoset shuarja e masës. Pa të drejtë funksionesh publike për 5 vite
Bledar Karoli - 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike, shuarje mase arresti në burg.
Taulant Tushe - 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike. Shuarje e masës së sigurimit arrest në burg.
Jetmir Llapaj - I pafajshëm
Namik Simixhiu - 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite. Shuarje të masës së arrestit dhe heqje e të drejtës për funksione të publike
Valbona Ballgjini - 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove sa dyfishi i mbetur i pjesës së shlyerjes së dënimit, 5 vite pa funksione publike.
Sidita Kopliku - 1 vit e 6 muaj, me gjykim të shkurtuar në 1 vit burg, i cili konvertohet në punë në të mirë publike. 5 vite pa të drejtë funksionesh publike.
Fatjon Murati - 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2. vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.
Lini një Përgjigje