TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Prill 2025, 12:38

Kërkoi lirimin nga qelia, shtyhet seanca në GJKKO për Veliajn; zbulohet shkaku 

Shkruar nga Pamfleti
Kërkoi lirimin nga qelia, shtyhet seanca në GJKKO për Veliajn;
Erion Veliaj

Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është shtyrë.

Prej rreth dy muajsh, Veliaj ndodhet në qeli, ndërsa në këtë seancë ishte parashikuar shqyrtimi i kërkesës së tij për revokimin e masës së sigurisë.

Shtyrja e seancës erdhi pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan më shumë kohë për t'u njohur me aktet e plota të hetimit. Gjykata pranoi kërkesën, duke caktuar një datë të re për vijimin e procesit. 

Data e seancës së radhës që ka caktuar gjykata është më 23 prill. 

Lini një Përgjigje