Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë një sqarim lidhur me sigurinë dhe fshehtësinë e votës për emigrantët shqiptarë që votojnë për herë të parë nga jashtë vendit në zgjedhjet e 11 majit.
'Në momentin që fleta është në sistemin e DHL dhe KQZ, garantoj 100% ruajtjen e fshehtësisë, kjo garantohet plotësisht nga ne. Nëse votuesit duan ta shesin, blejnë apo tregojnë, është çështje e tyre. Do të thotë se kanë llogaritur edhe pasojat penale. Nëse një fenomen i tillë ndodh, ai shoqërohet me sanksione penale të rënda, deri në 3, 4 apo 5 vite burgim.', tha Celibashi.
Celibashi tha gjithashtu se vendosja e të dhënave personave, konkretisht numri i tyre i telefonit dhe adresa e e-mailit nuk përbëjnë një problem ligjor por është një dobi për shërbimin postar, por edhe për vetë emigrantët votues.
“Duke parë që e përmisojnë procesin e shpërndarjes, për asnjë aryse ne nuk shikojmë problem ligjor në radhë të parë, por nuk shikojmë risk të shtuar nga sa më parë mund të ketë patur risk për rrjedhën e këtyre të dhënave, pra të numrit të telefonit dhe adresës së e-mail”, tha Celibashi.
Lini një Përgjigje