TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Prill 2025, 10:59

Aksioni i BKH për lidhjet me Suel Çelën, drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit shkon në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Aksioni i BKH për lidhjet me Suel Çelën, drejtori i
Luan Tabaku shkon në SPAK

Paraqitja në SPAK vjen pas kontrolleve në banesë nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pasi dyshohet për lidhje me bandën e Suel Çelës.

Drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Vizita në SPAK vjen disa ditë pas aksionit të SPAK, në qytetin e Elbasanit, nga oficerët e BKH-së dhe efektivët e Policisë së Shtetit në Shqipëri, ku u ushtrua kontroll në disa banesa dhe biznese në lidhje me dosjet e hapura për Suel Çelën.

Kontrollet u ushtruan në zyrat e biznesit të Nazif Bajramit, pronar i kompanisë “Bajrami N” dhe biznesmen i njohur në fushën e ndërtimit në Elbasan, i cili ka fituar një sërë tenderësh nga institucionet publike.

Aksioni i BKH për lidhjet me Suel Çelën, drejtori i

Po ashtu, kontrolle janë ushtruar edhe tek Marenglen Çoku, administrator i ekipit të Futbollit të A. F. Elbasani, i cili është dhe pronar i kompanisë “ÇOKU M & E”.

Oficerët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle dhe në banesën e drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan (UKE), Luan Tabaku.

Mësohet se nga zbërthimi i bisedave në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc”, ata kanë rezultuar të lidhur me grupin kriminal të drejtuar nga Suel Çela, ku ky i fundit vijon të jetë ende në kërkim nga SPAK-u.

Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme po heton tenderë publikë të cilët dyshohet se janë përfituar nga krimi i organizuar përmes personave të tretë.

Në nëntor të vitit të kaluar, SPAK goditi bandën e Suel Çelës, duke lëshuar 21 masa sigurie në total, por kreu i saj, arriti t’i shpëtonte sërish vënies përpara ligjit, pasi nuk u arrit të arrestohej.

Banda e drejtuar prej tij akuzohet për një sërë ngjarjesh kriminale në Elbasan, si dhe për trafik të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës./ Pamfleti

luan tabaku spak aksioni i bkh për lidhjet me suel Çelën luan tabaku suel Çela

Lini një Përgjigje