TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Prill 2025, 11:55

Incidenti në Fier, reagon SPAK: Agjentët e BKH u sulmuan duke kryer detyrën nga nipërit e Agron Kapllanajt

Shkruar nga Pamfleti
Incidenti në Fier, reagon SPAK: Agjentët e BKH u sulmuan duke kryer
Agron Kapllanaj

Pas raportimit të sulmit të papritur ndaj agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Operacionales në Fier, janë vënë në pranga dy nipërit e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj , Ledjan Kapllanaj, Klaudjo Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku.

Byroja Kombëtare e Hetimit ka konfirmuar sulmin që ndodhi mbrëmjen e datës 15 Prill kundër hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerëve të Policisë së Shtetit në qarkun e Fierit.

Hetuesit e BKH-së dhe efektivët e Policisë së Shtetit po kryenin detyra hetimore të deleguara, në kuadër të një hetimi të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mbështetur në informacionin e përcjellë nga Drejtoria  Vendore e Policisë, Fier (DVP) dhe verifikimet e kryera, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 minuta, në aksin Fier – Patos. Ndërsa hetuesit e BKH-së dhe oficerët e Policisë së Shtetit po kryenin detyrën, janë sulmuar pa asnjë motiv nga persona tashmë të identifikuar dhe shoqëruar në DVP, Fier.

Të  gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale lidhur me ngjarjen janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier.

SPAK nënvizon se të gjitha veprimet e ndërmarra nga BKH janë në përputhje me ligjin dhe nën vëzhgimin direkt të prokurorëve të posaçëm.

SPAK u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me institucionet e drejtësisë dhe të respektojnë autoritetin e hetuesve dhe Policisë së Shtetit që veprojnë në zbatim të detyrës së tyre. Integriteti dhe siguria e hetuesve të BKH-së dhe efektivëve të Policisë së Shtetit është thelbësore në angazhimin tonë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar./ Pamfleti

incidenti në fier reagon spak goditja e agjentëve të bkh-së arrestohen dy nipërit

Lini një Përgjigje