Ditën e sotme është paraqitur në SPAK Administratori i Ujësjellës Kanalizime Elbasan, Luan Tabaku për hetimet e SPAK që lidhen me të dhënat e përfituara nga Sky Enkro për grupet kriminale, konkretisht atë të Suel Çelës.
Në momentin e kontrollit në shtëpi, Luan Tabaku ndodhej në banesë, por ka refuzuar të hapë derën për kontroll, thotë gazetari Arsen Rusta.
Agjentët e BKH-së dhe efektivët e Policisë janë detyruar të ndërhyjnë me forcë, duke thyer derën për të ushtruar kontroll.
Në momentin e ushtrimit të kontrollit ishte bashkëshortja e Luan Tabakut, ndërsa ky i fundit ishte larguar nga banesa.
Bashkëshortja e konsideron të paligjshme mënyrën e ndërhyrjes dhe ka bërë një denoncim përmes avokatit të saj.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar shkresa, fashikuj, dokumente, celulari i tij që ishte harruar në banesë, dhe një sasi e konsiderueshme parash.
Lini një Përgjigje