TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Prill 2025, 15:42

Kreu i Ujësjellësit të Elbasanit në SPAK, Sokol Bregu: Dalin më shumë se 20 persona në dosjen e Suel Çelës

Shkruar nga Pamfleti

Kreu i Ujësjellësit të Elbasanit në SPAK, Sokol Bregu: Dalin

Ditën e sotme është paraqitur në SPAK administratori i Ujësjellës Kanalizime Elbasan, Luan Tabaku.

Gazetari Sokol Bregu tha se kur SPAK i kontrollon banesën një personi do të thotë që është në dyshim shumë të madh.

Megjithatë sipas Bregut, fakti që Tabaku është paraqitur pa avokat do të thotë që jemi ende në fazën fillestare të dyshimit.

Është derivat i hetimeve disamujore të bëra nga SPAK. I gjithë komunikimi në Sky dhe Encro Chat për më shumë se 3 vjet, nga të gjitha ata që e kanë disponuar një të tillë në Elbasan ka qenë nën vëzhgimin e prokuroreve të posaçëm në SPAK. Është tjetër gjë se në masat e para ishin ato që lidhen me krimin e organizuar. Kemi më shumë se 20 persona që dolën në dosjen  Suel Çelës.

Duke qenë se SPAK vlerësoi si imediate pjesën e krimit të organizuar dhe gjyqtarët që kishin lidhje, në pjesën e dytë të hetimeve është duke parë njerëzit që kanë pasur lidhje me grupet kriminale por kanë një detyrë pak më të ulët. Kanë filluar tenderat. Cila është pika që synon më tepër krimi i organizuar, paraja publike se fitohet më lehtë. Të gjithë tenderat e marra në kohë dhe ata që kanë kaluar në Sky janë në vëzhgimin e prokurorëve.

Derisa drejtori i UKE është futur pa avokat do të thotë që jemi në fazën fillestare të dyshimit. Ka pasur masë shtrënguese për të dhënë shpjegime. Ka një procedim. Nuk është ngritur akuzë, thirret për të dhënë shpjegimet e para.

Duke parë dosjet e mëparshme të Çelës, influenca ishte të kontrollonte Gjykatën e Elbasanit. Nuk pashë asnjë të vinte në Apelin në Tiranë. Edhe në komunikime, shkonte deri te pjesa kryesore e drejtorisë së policisë, nuk pashë që njihej me drejtorin e policisë.

Historia e tij është lokale dhe e ka zotëruar mirë dhe në të gjitha nivelet. Mendoj se është për tendera konkretë në këtë qytet.

Kur SPAK të bën kontroll banese, 99% je në dyshim shumë të madh. Po t’u kontrollua banesa je në hall të madh me prokurorin special.

Mendoj se e kanë mbajtur në vëzhgim. Nuk mendoj se është sot procedimi, duke qenë se nuk ka avokat”, tha ai në studion e “MCN LIVE”.

Lini një Përgjigje