TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Maj 2025, 21:18

“Lidhje familjare dhe shoqërore”, avokati: Ja pse nuk ekziston “mafia” në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

“Lidhje familjare dhe shoqërore”, avokati: Ja pse nuk ekziston

Avokati Kujtim Ibraj ka komentuar operacionin “Ura”, ku u sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine dhe para, ndërsa 28 persona morën masa sigurie.

Ibraj tha se, ndryshe nga mafiet e njohura ndërkombëtarisht, në Shqipëri nuk ekzistojnë grupe të strukturuara kriminale me hierarki.

Nuk kemi grupe te strukturuara kriminale në Shqipëri. Mafia është grup i strukturuar kriminal, ka hierarki. Në Shqipëri nuk ka fare hierarki. Janë që të gjitha lidhje shoqërore dhe lidhje gjaku, pothuajse më shumë janë lidhje gjaku, nip, dajë, kushërinj dhe janë horizontale, nuk janë vertikale.

Këtu nuk pranojnë të kenë komandantë siç i kanë mafia italiane, kineze, ruse, gjithsecili janë komandantë për veten e vet. Jashtë shtetit si në Itali, e zbatojnë më mirë shkallën e hierarkisë. Bosët në Itali rrinë në zyra me kondicionerë dhe kostum dhe të tjerët punojnë poshtë. Këta në Shqipëri nuk e kanë, këtu punojnë që të gjithë”, shton Ibraj.

Ai gjithashtu theksoi se ndryshe nga drejtorët e organizatave kriminale në vendet perëndimore, të cilët janë zakonisht të mirëshkolluar, liderët e grupeve të krimit të organizuar në Shqipëri kanë nivele të ulëta arsimimi

Edhe niveli arsimor te këta persona është vulnerabël. Drejtuesit e organizatave kriminale në vendet përendimore janë të mirëshkolluar”, tha Ibraj në “Euronews Albania.

Lini një Përgjigje