TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Qershor 2023, 19:20

Largimi i Yuri Kim, Ngjela: I dha ndihmë të madhe Shqipërisë, mbështeti fort reformën në drejtësi

Shkruar nga Pamfleti

Largimi i Yuri Kim, Ngjela: I dha ndihmë të madhe

Avokati Spartak Ngjela ka folur lidhur me largimin e ish-ambasadores amerikane Yuri Kim.

Në një intervistë për ‘Fax News’ Ngjela u shpreh se Kim, ka qenë një ndihmë e madhe për vendin tonë dhe e cilëson si një nga figurat më të rëndësishme të historisë shqiptare.

“Yuri Kim i ka dhënë një ndihmë të madhe Shqipërisë. Ka qenë më aktivja, ka përkrahur Reformën në Drejtësi, është një figurë e rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Duhet të kishte bërë më shumë, por kaq pati mundësi, ka ndërmarrë hapa seriozë në shumë sektorë. Reformën në Drejtësi e drejton Uashingtoni”, tha avokati Ngjela.

ngjela largim yuri kim

Lini një Përgjigje