TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Qershor 2023, 19:06

Kontrolli në kampin MEK, Ngjela: Bëmë gabim që i pranuam, muxhahedinët s’mund të jenë zotër në vendin tonë

Shkruar nga Pamfleti

Kontrolli në kampin MEK, Ngjela: Bëmë gabim që i pranuam,

Avokati Spartak Ngjela ka folur në lidhje me kontrollet e policisë së shtetit ditën e sotme në kampin e muxhahedinëve në Manëz të Durrësit.

Në një intervistë për FaxNews ai tha se muxhahedinët nuk janë ‘zotër’ të Shqipërisë. Sipas tij ata kanë ardhur për të shpëtuar kokën dhe jo të bëjnë revolucion duke iu referuar asaj që përflitet në media, ku thuhet se muxhahedinët kanë hyrë me hakera drejt Iranit.

Duke pasur parasysh marrëdhëniet e Shqipërisë me Iranin, ku që nga viti i kaluar janë ndërprerë dhe marrëdhëniet diplomatike, Ngjela u shpreh se shteti shqiptar ka bërë detyrën e tij, mbi aksionet që është duke ndërmarrë.

Megjithëse prej kohësh ndodhen në Shqipëri, avokati deklaron se ka qenë një gabim i shtetit tonë që janë pranuar, pavarësisht që janë sjellë nga Amerika.

“Shteti shqiptar ka pasur të drejtë. Ata nuk janë zotër të Shqipërisë, nga territori shqiptar kanë hyrë me hakera drejt Iranit. Kanë ardhur për të shpëtuar kokën, jo të bëjnë revolucion. Madje jemi në marrëdhënie shumë t këqija me Iranin, kemi ndërprerë dhe marrëdhëniet diplomatike. Kush e bind qeverinë e Iranit që këta nuk i shtyn Shqipëria?! Kemi përgjegjësitë tona. si duket janë qetësuar ngjarjet.

Sot ka qenë një kontroll i qetë nuk ka pasur përplasje. Nuk duhet t’i kishim pranuar, bëmë gabim. Pse duhet t’i merrnim ne ata, e kërkoi politika amerikane që i pranuam dhe i dha të drejtë qeverisë shqiptare.

Atyre u kanë marrë aparatet teknike, do të thotë ka qenë një luftë elektronike. Nuk kanë punë me ne, por me vendin e tyre. Megjithatë shteti shqiptar mban përgjegjësi. Ka qenë e rëndë ajo që tha qeveria shqiptare me hakerat. Ndërpriten marrëdhëniet diplomatike direkt.

Nuk janë të armatosur, nuk besoj, duhet të presim. Nuk e vrau policia atë që u përfol, kishte vdekje natyrale. Këtu Amerika i ka sjellë ata”, u shpreh avokati Ngjela.

spartak ngjela kontroll kamp mek policia

Lini një Përgjigje